1 Shkurt 2023

Gjyshja ime ishte arbëreshe dhe fliste gegnisht, deklaroi aktori i famshëm komik amerikan, Danny Devito në programin artistik ”The Always Sunny Podcast”.

DeVito shton në intervistë se gjyshja ishte nga Kalabria, që ndodhet pikërisht përballë Shqipërisë.

“Familja ime është nga Kalabria, një nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, tamam te çizmja e Italisë dhe përballë është Shqipëria”, thotë DeVito.

Danny Devito – Gjyshja ime fliste gegnisht

”Unë e njoha atë dhe ajo ishte pak a shumë 80 vjeçe dhe vdiq në një histori tragjike”, shton ai.

”Gjyshja ime fliste një gjuhë që quhej geg, një dialekt i gjuhës shqipe dhe ishte shumë e bukur. (Fjala) shiu për shembull… sh… sh… tingëllonte si vetë shiu”, thotë DeVitto më tej.

Daniel Michael DeVito, Jr., i njohur më mirë si Danny DeVito, u lind në New Jersey më 17 nëntor 1944.

Ai është një aktor, regjisor dhe producent i famshëm amerikan me origjinë arbëreshe nga San Felipe (Potenza).

Babai i tij, Daniel Michael DeVito Sr. kishte një dyqan pastiçerie dhe nëna e tij, Julia Mocello ishte shtëpiake.

Danny DeVito e filloi karrierën e tij në vitet ’60-’70 së bashku me Andy Kaufman.

Në vitin 1971 ai luajti një rol të vogël në ”La mortadella” të Mario Monicelli.

Suksesi i tij ishte i pandalshëm, pas punës me regjisorët dhe aktorët më të famshëm të Hollivudit.

Ai ka fituar një Golden Globe, një Emmy dhe një nominim për Oscar.