Deklarata e Doshit pas ultimatumit nga Yuri Kim, Ylli Manjani bën reagimin epik: – Toma ka të drejtë, është votues dhe dëshmitar i …

26 MARS 2021

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar ditën e sotme me deklaratën e kryetarit të PSD-së, Tomn Doshi i cili deklaroi ditën e sotme se ai ka qenë njeriu kyç për votimin e reformës në drejtësi.

Duke mos e kursyer një të qeshur të gjatë, Manjani deklaroi me ironi se prandaj reforma në drejtësi shkëlqen sot dhe la shtetin pa gjykata e pa drejtësi, sepse Tom Doshi ka qenë votues dhe dëshmitar i reformës në drejtësi.

“Me lot kam qeshë.

Zonja Kim mbron reformën e zotit Tomë!

******
Dmth reformën e bëri edhe Amerika edhe Toma, pra AmeriToma.
Edhe Europa edhe Toma, dmth EuroToma.
Edhe konsensusi politik edhe Toma, dmth Tomsenusi.
Edhe Koalicioni PS-LSI edhe Toma, pra KoaliToma.

Toma ka të drejtë, është votues dhe dëshmitar i reformës në drejtësi.

Prandaj dhe shkëlqen ajo reformë! La shtetin pa gjykata e pa drejtësi….

Me vjen mirë që shtohen radhët e “krenarëve” vetdeklarohen si pronarë të deformës në drejtësi. Por nuk e kuëtoj përse zihen me njëri tjetrin!?” shkruan Manjani.

Ditën e sotme, Tom Doshi nisi zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të herëpashershme të ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, e cila ka kërkuar që ai të mos jetë pjesë e 25 prillit, përshkak se ka dyshime të forta për korrupsion ndaj tij.

Tom Doshi nga ana tjetër theksoi sot se ai i mbështet amerikanët dhe se korrupsioni është një problem i madh në vendin tonë, duke shtuar se partia e tij do të dalë forcë e tretë në 25 prill.

Gazeta Sot