Deklarata e epidemiologut: Në vjeshtë do jetë vala e dytë e COVID 19, përkon me nisjen e gripit stinor
Deklarata e epidemiologut: Në vjeshtë do jetë vala e dytë e COVID 19, përkon me nisjen e gripit stinor
29 Prill 2020
Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, është shprehur sot se në Shqipëri do të ketë një valë të fytë të COVID-19 në shtator. I ftuar sot në emisionin “Open” në Top Channel, Alimehmeti tha se rikthimi i pandemisë përkon shumë me grupin stinor.
“Sipas studimeve në vjeshtë pritet një valë e dytë infektimesh. Në vendet që kanë pasur një valë të fortë herën e parë, vala e dytë do jetë shumë e lehtë pasi trupi është i njohur me virusin.
Në vendin tonë gjatë kësaj peridhe duhet bërë studime për të parë se sa qytetarë kanë qenë në kontakt me virusin. Kjo sepse do na ndihmojë për valën e dytë”- tha Alimehmeti.
©Copyright Gazeta SHQIP