
Deklarata e fortë e Artan Lames: – Së shpejti do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë

Artan Lame
Deklarata e fortë e Artan Lames: – Së shpejti do të ketë arrestime të zyrtarëve të lartë
27 PRILL 2022
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së mërkurës, ku ka thënë që në Kadastrën e Tiranës do të ndodhë e njëjta gjë me atë që ndodhi në Kadastrën e Durrësit.
I ftuar në “Opinion”, Lame tha se shumë shpejt do të shohim edhe Tiranën si historia e Kadastrës së Durrësit ku pati disa të arrestuar, për tjetërsim të pronës.
“Së shpejti do të shohim edhe në Tiranë atë që ka ndodhur në Kadastrën e Durrësit, pasi ka patur mbivendosje të pronës”, deklaroi Lame.
Gazeta Sot