Deklarata e fortë e avokates: Veliera një dosje skandaloze, pastrim parash e korrupsion (Vangjush Dako) masiv.-
Deklarata e fortë e avokates: Veliera një dosje skandaloze, pastrim parash e korrupsion masiv.-
E ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, avokatja Mirela Jorgo ka folur mbi projektin e ‘Velierës’ në Durrës, duke e quajtur atë një projekt skandaloz.
“Veliera është shembulli i katastrofës që një shtet mund të bëjë me trashëgiminë kulturore. Ke pastrim parash, ke zhytje dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore, ke shpërdorim detyre, ke përfshirjen e disa institucioneve në korrupsion, nuk ka dosje më skandaloze se Veliera.
Janë 4 vendime gjyqësore ndaj Vangjush Dakos dhe ende Prokuroria nuk ka kurajën të hapi dosjen që ne ja kemi kopsitur provat një mbi një, dhe prokuroria përsëri nuk ka kurajën të pyes që nga Vangjush Dako, Ministren e Kulturës e të gjithë me radhë”,-ka thënë avokatja Mirela Jorgo.