putin

Deklarata e fortë e Putinit: – SHBA po destabilizon Ballkanin, situata shqetësuese. –

“Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë Ballkanin duke imponuar rolin e tyre dominues në rajon”. Keshtu eshte shprehur presidenti rus, Vladimir Putin, ne nje interviste te dhene per mediat serbe, nje dite para takimit te tij me homologun Vuçiç. 

Putin i ka bërë këto komente gazetat serbe, Veçernje Novosti dhe Politika, të publikuara më 15 janar, pak para se të vizitojë Serbinë këtë javë.

Komentet e presidentit rus janë publikuar edhe në faqen online të Kremlinit. Në deklaratat e tij është theksuar edhe një herë lidhja e ngushtë historike e Moskës me Serbinë, si dhe paralajmërimi për ndikimin perëndimor.

Komentet e tij kanë qenë edhe në kundërshtim me paralajmërimet nga Uashingtoni dhe nga disa vende evropiane që janë të shqetësuara për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin, duke përfshirë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Në këto intervista, Putin ka rikujtuar edhe bombardimet e NATO-s në Serbi më 1999 gjatë luftës në Kosovë, si dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Rel.

“Për aq kohë sa situata në Ballkan është shqetësuese, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa kombeve perëndimore që tregojnë rolin e tyre dominant, vazhdon të jetë faktor serioz i destabilizimit”, është cituar të ketë thënë Putin.

Analistët kanë thënë se vizita kryesore e Putinit në Serbi do të fokusohet në Kishën Ortodokose në Beograd, Shën Vava.

Organizatorët e takimit kanë thënë se Putin dhe nikoqiri i tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pritet t’iu drejtohen mijëra personave jashtë Kishës, e cila njëherësh konsiderohet “simbol i lidhjeve vllazërore” mes të dyja shteteve. Putin nis vizitën në Serbi më 17 janar.