Deklarata e fortë e Ramës për BE, Ylli Manjani nuk përmbahet: – Akt tradhtie.
Deklarata e fortë e Ramës për BE, Ylli Manjani nuk përmbahet: Akt tradhtie.
30 JANAR 2021
Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama ka thumbuar Bashkimin Evropian, teksa deklaroi se “Në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që ne të kemi dalje në treg, por ne nuk jemi të detyruar të presim tregun e BE domosdoshmërisht, sepse ka tregje të tjera. Është e mundur që produktet tona të mishit të dalin në tregje të mëdha në Lindje, që nga Turqia në Lindjen e Mesme, e deri tutje”.
Lidhur me këtë deklarata ka ardhur reagimi i fortë i avokatit Ylli Manjani. “Edi Rama ka të drejtë të zgjedhë miqtë e miqësitë e tij e së familjes së tij ku të dojë. Në lindje e më përtej. Të bëjë vaksinë, të hajë hallvë, pilaf e byftek sa të dojë në lindje. Po të dojë të bëhet edhe synet. Është zgjedhje e Tij.
Por ai nuk ka asnjë të drejtë që në emrin tim dhe të çdokujt tjetër që mendon njësoj, të shajë perëndimin e të largojë vendin nga rruga perëndimore.
Europa është shtëpia jonë gjeografike, ekonomike dhe sociale. Duhet ta bëjmë sa më shpejt edhe shtëpi politike dhe demokratike.
Kjo është sfida. Kushdo që merr përsipër të largojë Shqipërinë nga rruga e Europës, konsumon akt të lartë tradhëtie. As Skënderbeu nuk e bëri këtë gjë, meqë i pëlqen të krahasohet me të. Nuk ka edhe me Skënderbeun edhe me Sulltanin”, tha Rama.
Gazeta Sot