Deklarata e fortë në Bruksel: Nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese përfiton vetëm qeveria Rama!

Në seancën  dëgjimore me dt 21 mars në Bruksel, Komisioni për Punët e Jashtme të BE, për avancimin e detyrave të vendeve që aspirojnë anëtarësim, mes të tjerëve foli edhe President i Komisionit të Venecias, Gianni Buquiçhio.

Duke komentuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, ai lëshoi një deklaratë të fortë e cila vërteton edhe akuzat e opzitës këtu në vendin tonë për kapjen e sistemit të drejtësisë nga qevria Rama. Buquiçhio e tha troç, se nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri përfiton vetëm qeveria.

“Gjykatat Kushtetuese duhet të jenë të pavarura, në mënyrë që ata të mbrojnë sundimin e ligjit, duke vënë në dukje se politikanët janë të prirur t’i sulmojnë këto gjykata, kur nuk u pëlqen gjykimi. Aktualisht, Shqipëria nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kjo ka rezultuar në situata ku ligje antikushtetuese, nga të cilat përfiton qeveria janë miratuar pa pasur mundësi për ankimim, në dëm të vendit dhe sundimit të ligjit”, deklaroi përpara Komisionit për Punët e Jashtme të BE-së, kreu i Venecias.

Nga: 360grade.al