Deklarata e fortë në OPEN:  – Rama jep dorëheqjen para zgjedhjeve!

12 TETOR 2020

Nga Berlini, duke folur në një lidhje direkte për emisionin OPEN në Top Channel, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë të fortë, teksa theksoi se kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas Kreshnik Spahiut, Rama do të ndjekë shëmbullin e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut, duke mos qenë kryeministër ditën e zgjedhjeve.

“Pasi Shqipëria të kalojë stafetën e udhëheqjes së OSBE, Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve. Pra Rama do ndjekë shembullin e Zaevit, ku ditën e zgjedhjeve nuk do të jetë kryeministër”- tha Spahiu.

Po pse e refuzoi Rama kërkesën për qeveri teknike?

“Është strategji e Ramës. Kështu ai tenton të fitojë edhe më ndërkombëtarët”– shtoi Spahiu.

Gazeta Shqip