Deklarata e Mustafa Nanos: – Rama është i lodhur, s’kuptoj pse rri akoma? Më vjen turp prej tij. –
Deklarata e Mustafa Nanos: – Rama është i lodhur, s’kuptoj pse rri akoma? Më vjen turp prej tij. –
Mustafa Nano gjatë emisionit “Opinion” ka bërë një deklaratë të fortë ku ka kritikuar hapur dhe ashpër Edi Ramën.
“Unë këtë protestë e kam parë si një protestë kundër qeverisë, deri tani me çfarë është shprehur, dhe është okay kjo gjë, është kundër Ramës.
Unë kam parë një kryeministër që… mua kurrë më parë nuk më ka bindur Rama në mënyrë kaq spektakolare sa këtë herë, që ai nuk është për atë punë. Edi Rama është njeri i lodhur , i demotivuar, nuk ka asnjë motivim për të bërë atë punë. Nuk e di pse rri akoma?! E shof që rri, vjen vërdallë, takon studentët … janë takime pa asnjë lloj kuptimi, është thjeshtë show.Rama është një kryeministër meme-sh, ka qef meme-et… e shof të demotivuar. E pashë herën e fundit në studion tënde… më ka ardh turp që është kryeministri im. Ishte… ça të them… ishte një njeri që zihem me të gjithë, ngrinte zërin, lëvizte keq, kishte gjestikualcion të rënduar, më dukej si i droguar, kishte probleme të rënda”, shprehet Nano.