Deklarata shokuese e gazetarit të njohur: –  Koronavirusi ‘largon’ të moshuarit!

14 MARS 2020

Virusi mund të “jetë i dobishëm” për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar duke marrë jetën e të moshuarve.  Ai arsyetoi se gripi spanjoll kishte pasur një ndikim të fortë sepse “goditi” edhe moshat e reja, pikërisht ata që fitojnë para për të mbajtur familjes. Ndërsa siaps tij, Covid-19 ‘largon’ të moshuarit.

“Nga një këndvështrim ekonomik, COVID-19 mund të tregohet i dobishëm duke larguar në mënyrë disproporcionale të moshuarit.”

Të shumta ishin komentet që mori artikulli, ku shumica vinin nga persona që jetonin bashkë me prindërit e tyre, të cilët nuk u kursyen në kritika.

Megjithatë gazetari iu përgjigj të gjithë ndjekësve të tij duke pranuar, se duhet që të mos i kishte përdorur disa fjalë. Por shtoi se i qëndronte argumenteve të tij nga pikëpamja ekonomike e shkrimit.

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë.

Gazeta Sot