Deklaratae Murrizit: – Kam informacion që anëtarë të Autoritetit të Dosjeve janë bashkëpunëtorë të sigurimit
Autoriteti i dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për ish bashkëpunëtorët e sigurimit duke propozuar riverifikimin. Propozimi ka ardhur pasi autoriteti ka zbuluar se ish presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
Në lidhje me këtë deputeti Myslim Murrizi, në një intervistë për Ora News, është shprehur se me ligjin aktual vetëm personi që është i interesuar mund të kërkojë informacion për verifikim duke i dhënë të gjitha të dhënat e tij.
Myslim Murrizi: Në ligjin aktual klasa politike ka luajtur në mënyrë hipokrite. Ky është një ligj që nuk legjitimon askënd tjetër të kërkojë informacion përveç personit të interesuar, pra e kanë bërë qëllimisht që çdo person që guxon, të shkojë të bëjë kërkesë me të gjithë të dhënat e tij, gjë që unë e kam bërë në 2017 dhe kam një çertifikatë të pastërtisë të figurës sime nga ky autoritetet.
Ai tha se Autoriteti i dosjeve, tashmë nuk e legjitimon këtë autoritet që të rihapë dhe njëherë dosjet, ndërsa tha se është pro ndryshimit të këtij ligji.
Myslim Murrizi: Autoriteti i dosjeve, tashmë nuk e legjitimon këtë autoritet që të rihapë dhe njëherë dosjet. Jam partisan që ky ligj duhet ndryshuar. Autoriteti i dosjeve bie brenda me ligjin e vet. Nëse Ilir Meta do i drejtohet autoritetit të dosjeve do presin dy tre muaj, derisa ata zbardhin dhe do japin këtë përgjigje, por vetëm nëse shkon Ilir Meta.
Ai tha se ndryshimit e ligjit e propozoi në 2020, por që nuk u miratua nga PS.
Myslim Murrizi: Un e kam propozouar ligjin në 2020. Nuk e votoi Pd kishte frikë, ju dridheshin gjunjtë. Thashë të hapen dosjet për deputetët, për kryetarët e bashkisë, gjyqtarët e të tjerë. S’kam thënë të hapen dosjet për ata që kullosin viçat.
Sot janë aktiv 500 veta që vazhdojnë të jenë pas 32 vitesh post komunizëm në Piramidën e Shtetit shqiptar, janë në parlament, drejtues emisionesh.
Murrizi lëshoi akuza të forta duke thënë se janë 13 analistë në Shqipëri që janë bashkëpunëtorë të sigurimit.
Myslim Murrizi: Një deputet që nuk flet asnjëherë është shumë pak më i rrezikshëm se sa një drejtues emisioni që përbën opinion dhe jep lajm për çdo ditë në media. Ke 13 analistë që janë bashkëpunëtorë të sigurimit.
Ka ardhur koha që Shqipëria dhe shqiptarët të marrin vesh kush kanë qenë ata që i kanë shit shpirtin dreqin në ’48 deri në 12 dhjetor të ’90. Pastaj Shqipëria u quajt pluraliste sepse lindi PD. Unë nuk jam pro ndalimit të tyre në parlament. Por mjafton të bëhen me dije shqiptarët se kush janë këta njerëz të pistë, të ndryrë që s’kanë lënë gjë pa raportuar, t’I dimë se na bëjnë dhe moral.
Po ashtu ai tha se ka informacion se bashkëpunëtorë të sigurimit janë edhe ish-anëtarë dhe anëtarë të autoritetit të sotëm të autoritetit të dosjes
Myslim Murrizi: Duhen shumë të dhëna për të dalë në konkluzionin se a është Ilir Meta. Unë nuk e di pse bëjnë debate, në parlament janë, ke vullnet ditën e enjte, ta votojnë ndryshimin e ligjit. Unë dyshoj dhe kam informacion që ish-anëtarë dhe anëtarë të autoritetit të sotëm të autoritetit të dosjes janë vetë bashkëpunëtorë të sigurimit. Këta e dinë se kujt i përket.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.
Nga OraNews