Deklaratat e Luljeta Bozos për diktaturën/ Tre organizata shqiptare letër 60 eurodeputetëve të Parlamentit Evropian
23 mars 2021
Pas deklaratave të kandidates së Partisë Socialiste, Luljeta Bozo se diktatura komuniste kishte më shumë të mira se të këqija, disa organizatave, si Diaspora për Shqipërinë e Lirë po Federata Shqiptare Vatra, i janë drejtuar me një shkresë 60 eurodeputetëve të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian.
Ata shprehen të tronditur se si një kandidate për deputete relativizon periudhën e monizmit.
Në letër thuhet se është e papranueshme që kandidatë të tillë të gjejnë hapësirë në listat e partive politike.
Letra thotë se dënimet dhe shkeljet e të drejtave themelore të njeriut të motivuara ideologjikisht u manifestuan jashtëzakonisht ashpër në Shqipëri gjatë komunizmit “ku mbi 50000 njerëz dhe familjet e tyre u internuan dhe u dërguan në kampe pune, – mbi 43000 u burgosën për arsye politike. – mbi 6000 njerëz u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan, shumë pa gjyq”.
Reagimi:
Diaspora për Shqipërinë e Lirë, së bashku me Qëndresa Qytetare dhe Pan Albanian Federation of America Vatra (the Hearth) DC Chapter të tronditur nga relativizmi i komunizmit nga znj. Bozo, iu drejtuan dje me shkresë mbi 60 eurodeputetëve të Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian, duke u bërë thirrje të shprehen në mënyrë kritike ndaj partive politike në Shqipëri, kandidatët e të cilave normalizojnë ndikimin shkatërrimtar dhe krimet e regjimit totalitar komunist në vend.
Izolimi më barbar kulturor, shoqëror dhe njerëzor që i ka ndodhur Shtetit Shqiptar që nga krijimi i tij, promovimi si arritje i vjedhjes së pronës private duke shkaktuar kollapsin më të madh ekonomik, por dhe anashkalimi i shkatërrimit shpirtëror me zhdukjen e insitucioneve historike dhe atyre të kultit, nuk mund të kalojnë lehtë dhe të relativizohen.
#asnjëemirëngakomunizmi
#asnjëjustifikimpërkrimet
#sistemivarfëruesivendit
#dënokrimetekomunimit
#kundërriciliklimittëfigurave
Nga: Gazeta Panorama