Deklaratat e Ramës, Këlliçi: – Mesazh i koduar si presion ndaj SPAK
Deklaratat e Ramës, Këlliçi: – Mesazh i koduar si presion ndaj SPAK
7 Maji 2022
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar nga selia blu pas kritikave të kryeministri Edi Rama ndaj SPAK, duke thënë se ky ishte një mesazh i koduar që të ndërpriten të jgitha hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt
TIRANË-Deklaratat e Kryeministrit Rama për SPAK paraditen e sotme opozita i interpreton si një presion të tij ndaj institucioneve të drejtësisë që të ndalin hetimet për aferat qeveritare. Deputeti Belind Këlliçin ka reaguar në emër të Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës.
Këlliçi është shprehur se deklaratat janë një mesazh i koduar i Ramës që të ndërpriten të githa hetimet ndaj tij dhe njerëzit e tij të afërt. Sipas tij kjo është një vepër penale, shumë e rëndë.
Gjatë Asamblesë së PS, Rama kritikat ndaj SPAK i përqendroi edhe për Ilir Metën lidhur me hetimin e ish-kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, që sipas Ramës e gjitha kjo është bërë sepse kështu ka dashur presidenti Ilir Meta.