Fatos Lubonja

Deklaratat e Ramës për protestën. – Lubonja: Shtet gangster

14 Mars 2022

Ky (Rama) e ka zakon të gënjejë me shifra.

Analistët kanë komentuar në studion e emisionit “Pikat mbi i”, në News24 protestat e mbajtura nga qytetarët gjatë këtyre 5 ditëve si dhe deklaratat e dhe reagimet e kryeministrit Edi Rama. Analisti Fatos Lubonja deklaroi se Rama nuk ka asnjë pikë reflektimi për gjendjen ku është vendi. Ai akuzoi për mashtrime dhe tha se ka ndërtuar një shtet gangster dhe pjesën tjetër ka vendosur t’i trajtojë si skllevër.

Lubonja: Nuk më tërhoqi kjo ‘që i bëjnë qejfin Rusisë’, demagogjia që në kohë lufte duhet të shtrëngojmë brezat. Në vendet ku është akumuluar pakënaqësi, kjo luftë mund të sjellë destabilizim, ose forcim të diktaturës, regjimeve, çka ka gjasë më shumë këtu tek ne. E keqja e kësaj që thotë Rama është se nuk ka pikë reflektimi për gjendjen ku është vendi. Sipas Ramës, shteti po bën, se ne po bëjmë që mos të paguani shifrën e elektrikut sa është, se këtu nuk dalin as specialistë. Se këta mashtrojnë me shifra, por njerëzit nuk i dinë, nuk i mbajnë mend. Ky e ka zakon të gënjejë me shifra. Kur tha njëherë janë 20 mijë sipërmarrës italianë, u interesova ishin 2 mijë.

Këta janë gënjeshtarë serialë dhe nuk i merr as këto shifrat reale. Ajo që është më e keqja, gënjeshtra përdoret dhe për të gënjyer dhe veten dhe për të mos analizuar. Jemi vendi i 17-të në botë që e blen më shtrenjtë një litër karburant. Ne paguanim 20% të të ardhurave ditore për të blerë karburant 1 litër. Bota e ka 2%. Si ka mundësi, pse jemi këtu, pse ndryshojmë dhe nga Maqedonia e Veriut? Lufta i prek dhe ata. Pse ndodh kjo? Është e qartë që janë politikat që ka bërë Rama.

Ky është shtet gangster, si u soll me ata të 5 majit. Ky ka ndërtuar një pakicë gangsterësh, pjesën tjetër ka vendosur t’i trajtojë si skllevër që t’i rrjepë sa të dojë.

(me shkurtime)

Ballkanweb