Bajram Begaj

20 Janar 2024

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, tha se Presidenti duhet të mos dekretonte ligjin për komisionin hetimor.

“Me këtë ligj që mazhoranca miratoi duke përfituar nga tymi, flaka, zhurma është vrasja përfundimtare e një nga instrumenteve më të rëndësishme.

Do të dëshiroja që Presidenti të gjente guximin që përtej arsyetimeve kushtetuese në njoftimin që ka nxjerrë do të duhet të ishte një katalizator për të ruajtur jo tekat por të drejtat të shkelura në mënyrë të dhunshme nga mazhoranca.

Nuk u ngrit dhe është fatkeqësi e madhe. Ky është një asgjësim totalisht i instrumenteve që opozita ka.