Dekreti i Putin/ Rusia do ti jap azil, kujtdo që “përndiqet” nga SHBA dhe Perëndimi!
22 Gusht 2024
Duket se Putin po implemeton një strategji të re të luftës së tij hibride, kundër SHBA dhe Perëndimit në përgjithësi. Ai po fton që të strehoen në vendin e tij të gjithë politikanët, biznesmenët, aktivistët, etj, të cilët janë në përplasje apo janë sanksionuar nga këto vende “të degjeneruara” liberale. Sipas një dekreti të nënshkruar nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, Moska do t’i ofrojë ndihmë çdo të huaji që dëshiron t’i shpëtojë idealeve neoliberale të implementuara në vendet që ata jetojnë duke u zhvendosur në Rusi, ku vlerat tradicionale supreme mbretërojnë.
Sipas dokumentit, shtetasit e huaj do të kenë të drejtën të aplikojnë për qëndrim të përkohshëm në Rusi “jashtë kuotës së miratuar nga qeveria ruse dhe pa ofruar dokumente që konfirmojnë njohuritë e tyre të gjuhës ruse, historisë ruse dhe ligjeve bazë”, shkruan agjencia e lajmeve Tass.
Aplikimet mund të bazohen në refuzimin e politikave të vendeve të tyre “që synojnë imponimin e idealeve shkatërruese neoliberale te njerëzit, të cilat bien ndesh me vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse”.
Vlerat janë renditur në themelet e politikës shtetërore të Rusisë në këtë fushë, ndërsa qeveria ruse pritet të përpilojë një listë të vendeve që imponojnë qëndrime jo të shëndetshme ndaj qytetarëve të tyre. Ministria e Jashtme është udhëzuar që në shtator të nisë dhënien e vizave tremujore për aplikantët.
Në shkurt, Putin mbështeti idenë e studentes italiane Irene Cecchini se Rusia duhet të lehtësojë rregullat e hyrjes për ata që ndajnë vlerat tradicionale kulturore dhe familjare. Kreu i shtetit ra dakord se çdo rast kërkon një qasje individuale.