Del në ankand një kapele e Napoleonit e gjetur në Vaterlo, ja vlera që mund të arrijë. –
Del në ankand një kapele e Napoleonit e gjetur në Vaterlo, ja vlera që mund të arrijë. –
Një kapelë që i përkiste Napoleonit, e gjetur në fushëbetejën e Vaterlosë, doli në ankand në Francë.
Një kapele e ngjashme si kjo arriti vlerën e gati dy milionë eurove në vitin 2014, pasi u ble nga një shtetas koreano-jugor.
Në 15 vite sundim, Napoleoni (1769-1821) ka përdorur rreth 120 kapele, ku rreth 20 janë të identifikuara saktësisht, përfshirë edhe këtë të fundit.
Duhet që kapelja të korrespondojë në aspektin e datave, formës dhe rrethit të kokës.
Por, si gjithnjë në kujtimet historike, ka një pjesë ëndrrimesh dhe dyshimesh.
Kjo kapelë leshi, e quajtur ”kashmiri i zi”, u gjet pas betejës të Vaterlosë (Belgjikë) dhe arratisjes së perandorit të francezëve, nga një kapiten holandez.
Sipas komisionerit vlerësues, kjo kapele vlen mes 30 000 dhe 40 000 euro, dhe nuk pritet të arrijë rekordin e arritur nga një kapele tjetër, në vitin 2014, pasi është në një gjendje më pak të mirë.
Në vitin 2014, mbreti i industrisë koreano-jugore të mishit të pulës, Kim Hong Kuk, presidenti dhe themeluesi i gjigantit agro-ushqimor « Harim » pagoi 1,8 millionë euro, me një vlerë pesë herë më e lartë se ajo bazë për të blerë këtë kapele që vinte nga një koleksion i Louis II të Monakos (1870-1949).