Del nga arkeologet ne drite koka e Hermesit.
Del nga arkeologet ne drite koka e Hermesit.
Gërimet për përmirësimin e ujrave të zeza të qendrës së Athinës kanë nxjerrë në dritë kokën e perëndisë greke, Hermes
Koka e një statuje antike të perëndisë greke Hermes është zbuluar gjatë gërmimeve për përmirësimet e sistemit të ujërave të zeza në kryeqytetin e Greqisë, Athinën qendrore, thanë të dielën burime nga ministria e kulturës.
“Vepra e artit origjinale që daton në fund të shekullit të 4 para Krishtit ose në fillim të shekullit të 3 para Krishtit” është në gjendje të mirë, cituan burimet. Koka prej mermeri, e gjetur vetëm 1.3 metra poshtë trotuarit në rrugën e Aiolou të premten, “përshkruan zotin në një moshë të pjekur dhe është padyshim një pjesë e Perëndis Hermes”, cituan për FRANCE-PRESSE burimet.
Herms ose Hermas janë skulptura, zakonisht të kokës së Hermes, dhe nganjëherë një bust, të cilat ishin vendosur në një kolonë me katror të ngritur në kalimet e rrugëve si shenja. Sipas mitologjisë Greke, Hermesi ishte i biri i Zeusit dhe i dërguari i perëndive, i cili gjithashtu mbronte udhëtarët dhe tregtarët. Ministria nuk dha asnjë vlerësim të vlerës së skulpturës, por ajo u transportua menjëherë në një depo të drejtorisë së antikave.
Të Shtunën, kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis postoi një fotografi të kokës së Hermes në llogarinë e tij në Facebook. “Athina unike”, tha ai.