“Delta” mbërrin në Shqipëri! ISHP ka dijeni për persona të infektuar të sapo ardhur nga Anglia

12 KORRIK 2021

Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dhënë asnjë njoftim për mbërritjen e virusit “Delta” në Shqipëri, por burime të TCH kanë mësuar se janë disa raste me gjasa të infektuar nga “Delta” të personave që sapo kanë mbërritur në Shqipëri nga Britania e Madhe.

Donald Veshaj thyen heshtjen për herë të parë: Me Borën s’ka shanse të rikthehem prapë, e kam dashur njësoj sa të dashurat e tjera

Horoskopi javor nga Paolo Fox/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për data 12-18 korrik

Si u “shpall” Italia kampione, ende pa përfunduar ndeshja/ VIDEO që ka pushtuar rrjetin, çfarë ndodhte me Google kur po luheshin minutat shtesë

Një rast, që ka fluturuar nga Britania e Madhe në Tiranë. Para se të vinte për pushime në vendin tonë, ai ka bërë një test në Britani, pasi kishte disa simptoma të dyshimta. Dhe vetëm një ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri, i ka ardhur përgjigja nga laboratori britanik, se është pozitiv me mutacionin Delta të koronavirusit, raporton gazetarja Alma Demiraj.

Dhe ky nuk mund të jetë rasti i vetëm, pasi për të hyrë në Shqipëri nuk është kusht testi negativ i Covid 19.

Gazetarja shton se Instituti i Shëndetit Publik ka dijeni për rastin dhe po monitoron kontakte të afërta me të infektuarin, por nuk dihet përse nuk konfirmon hyrjen e mutacionit të koronavirusit në vendin tonë.

Gazeta Sot