Demonstratat e vitit 1981-it zëri i parë i rrënimit komunist në Evropë!
Reagim kundër deklaratave dhe tezave të pa qëndrueshme të Azem Vllasit për këto ngjarje,revolucionare dhe kombëtare. Rrënimi i Jugosllavisë filloj me këto ngjarje,jo me ide të komunistëve nga Tirana as nga Beogradi që gjithmonë ishin si andaj si këndej kufijve ndër shqiptar në interesat e Serbo-Sllavisë. Po ashtu tezat marksiste-leniniste janë nga vet ideologjitë jugosllave qe i mbollën dhe i e lanë si njollë ma se tepërmi në trungun e komunizmit tek shqiptarët komunist siç ishte z.Azem Vllasi dhe komunist tjerë që akoma artikulojnë teza antikombëtare duke mbetur nën kornizat e frymës komuniste që populli shqiptar e pagoi haraçin e kësaj ideologjie ma shumë se çdo popull tjetër në botë!?…
Nga Asllan Dibrani
Reagim kundër deklaratave dhe tezave të pa qëndrueshme të Azem Vllasit!
Këto ditë në vend që të bëhen unik të gjithë së bashku t’i përkujtojmë vlerat e demonstratave të përgjakshme të vitit 1981,akoma dalin zëra komunistësh që t’i zbehin dhe t’i etiketojnë më epitete të ndryshme sipas kutit të shteti gjakpirës të Serbo-Jugosllavisë artificiale .Në vend se të ndërgjegjësohen dhe t’i kërkojnë falje popullit për kasaphanën që u zhvilluar kundër tyre, dalin akoma me deklarata të frymës ish komuniste jugosllave, që edhe vet sllavët e prishen duke synuar secili në shtëpinë e vet. Komunistët tanë akoma përpiqen që ta ruajnë ideologjinë komuniste që për fat të keq nuk ka pak ,por si shkas i indinjatës sime ma të veçantë,po e marr deklaratën e z.Azem Vllasit gjatë një debati televiziv me çka thotë,se: (Organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist)!.
Ai më tutje shton se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike,të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë,në krye me diktatorin Enver Hoxha,si dhe atyre staliniste e marksiste. Vllasi këmbëngulë që demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve nuk ishin për “Kosovën Republikë”kur dihet se me mijëra student,intelektual,profesor dhe punëtorë ishim protagonist i atyre ngjarjeve dhe ish të burgosur si viktimë e atij regjimi të egër kundër shqiptarëve të Kosovës, nga i cili edhe unë isha ish i burgosur politik nga ai regjim pjesë e së cilës ishe edhe ti z.Azem Vllasi,prandaj reagoj kundër deklaratave dhe qëndrimeve tua në emrin tim personal,po edhe në emrin e shumë ish të burgosurve politik që u dergjëm në burgjet jugosllave për “Republikën e Kosovës,e jo për marksizëm leninizmin,as për komunizmin jugosllav as të atij nga Tirana. I indinjuar,i shqetësuar,i revoltuar dhe i obliguar nga ndjena kombëtare dhe njerëzore e ndiej nevojën që mos t’i mbes borxh atdheut dhe popullit shqiptar,po të reagoj si ma poshtë:
Demonstratat e 81-it paraqesin fillimin e fundit të Jugosllavisë dhe nga Shqipëria s’ka asgjë të keqe që përmes saj gjuha serbe në Kosovë u zëvendësuar me atë shqipe!
Demonstratat e vitit 1981,parasëgjithash,kanë qenë demonstrata kombëtare dhe paraqesin fillimin e fundit të Jugosllavisë artificiale dhe titiste. A kanë pas ngjyrë të kuqe,të zezë ,blu apo të verdhë,shoku Azem,është fare pak e rëndësishme. Çfarë të keqe ka në këtë rast, rinia studentore,klasa punëtore dhe gjithë populli liridashës ka qenë i “indoktrinuar”nga shteti amë që edhe mësoj,shkrim e lexim,po edhe pati literaturë shkencore,historike dhe gjuhësore qe zëvendësoj gjuhën serbe me atë shqipe,sepse shqiptar ishim dhe s’deshëm të serbizohemi!. Zoti Vllasi edhe vet je protagonist i asaj periudhe,që vetëm serbisht keni mësuar në mungesën e shkollave shqipe. Pushteti e ndalonte!?. Në gjeneratën tënde dhe para teje, pos mësimi në mejtepet në gjuhen arabe që i hapte Serbia dhe i financonte, mësimi u ndjek në gjuhen serbe. Shkollat shqipe nuk i ka lejuar deri në vitin 1968. Hapja e universitetit u përgjak me demonstrata, që pati edhe të vrarë.
Ne nuk kishim atdhe tjetër,përveç Shqipërisë!
Ne nuk kishim atdhe tjetër,përveç Shqipërisë. E ti dhe ata si ti kishit edhe një atdhe rezervë,ish Jugosllavinë. Ende janë të freskëta gjurmët e të këqijave që ke bërë nën indoktrinimin e Marksizëm-Leninizmin dhe komunizmit jugosllav. Aty e kemi pas një mbështetje në aspektin informativ dhe propagandistik nga Shqipëria e mirë e keqe,ajo që ja kemi bërë shërbimin, ka qene dhe është edhe sot . Nëse pyesim se sa dha Shqipëria për neve në atë kohë?.Rezultati është “Dha aq sa e fuqizuam,e ndërtuam dhe e rritëm Shqipërinë”.Zoti Vllasi kur mbeti Shqipëria e coptuar në 6 shtete ballkanike ti s’je fajtor, po ishin baballarët tanë, që edhe atëherë ishin të përçarë sikurse ne sot!Andaj të jemi të bashkuar do të jemi ma me vlera , do të jemi ma të fuqishëm. Eja zoti Vllasi bashkoju popullit tënd, se ne qe ishim si viktimë e atij regjimi dimë të falim njerëzit qe kthehen dhe i bashkohen popullit drejt realizmit në betejat e së drejtës sonë në aspiratat tona të bashkimit. Zoti,Vllasi unë personalisht njerëzit që mi keni lëshuar në shpinë në kohëzgjatjen e hetuesisë mëse 8 muaj, ma shumë kam hëngër kërbaç, tortura se sa bukë,nga inspektorët shqiptar që ishin në shërbimin e ish Jugosllavisë dhe në mbrojtjen e saj nga ne siç na quajshi irredentist ,kundërrevolucionar,seperatrist,armiq dhe antijugosllav. Unë edhe se kam pshurr ma shumë gjak se sa qe kam pi ujë,prapë kam qenë në gjendje t’i falë gjatë kohës së çlirimit të Kosovës,edhe ashtu kam vepruar me disa qe janë penduar dhe na u bashkuan në luftën kundër Serbisë.
Krenohem që kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981. Krenohem qe u burgosa për Republikën e Kosove dhe krenohem që këtë luftë do ta vazhdoj deri në Bashkimin Kombëtar!
I mbyturi mundohet të mbytë andaj,hiqeni këtë dogmë nga vetja juaj e komunizmit dhe çliroje shpirtin tuaj ndaj çështjes kombëtare. Unë krenohem që kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981. Krenohem që jam biri i familjes që babe babadën nuk e ndalem pushkën kundër Serbisë. Krenohem qe rrjedh nga fshati Dabishec që pushkën e parë në luftën e dytë botërore në shtetet ballkanike, krisi në fshatin tim nga fshatarët tanë. Krenohem qe u burgosa për Republikën e Kosove dhe krenohem që këtë luftë do ta vazhdoj deri në bashkimin kombëtar. Jam shume krenar qe skam të bëjë asgjë me ju dhe ata qe mendojnë si ju zoti Vllasi. Jam krenar që nuk kam të bëjë asgjë me (komunistët e Titos as të Enverit. Jam shume i lumtur që nuk ju ndava popullit dhe nuk isha kundër kërkesave që i kishte populli im në çdo kohë.E ndiej veten krenar për veten time dhe për ish të burgosurit politik që nuk ju përulem kërkesave të komunisteve shqiptaro- jugosllav,që ta mbyllim gojën për të drejtat tona në ish Jugosllavi. Përforcimin e ish Jugosllavisë e ndihmuan komunistet shqiptar me atë dite që u ndanë nga Shaban Polluzha dhe u vranë mbi 5000 luftëtarë ne Tivarin famëkeq që skuqi Adriatikun gjaku i tyre nga Terrori serbosllav ne bashkëpunimin e komunisteve shqiptarë në krye me Fadil Hoxhën Ali Shukrija ,Sinan Hasani etj.
Zoti Vllasi dhe ju tjerët mendimtar si Vllasi me deklaratat e fundi,po e dëshmon se ende ëndërroni “vëllazërim-bashkimin” e Titos . Kur flitet për ato demonstrata ,për vlerat e tyre Azem Vllasi dhe Azemat tjerë më të paktën që mund ta bëni duhet t’i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për të gjitha të zezat që ia keni sjellë me politikën e juaj antikombëtare të asaj kohe, po edhe të tanishmen. Mosni, ju lutem, se çdo vlerësim i juaj i gabuar bëni mëkate dhe i lëvizni eshterat e djemve dhe vashave ma të mira që flijuan jetën për lirinë e kombit tonë dhe për Republikën e Kosovës!
Demonstrata të vitit 1981 kanë qenë në vijimësinë e përpjekjeve të popullit tonë për krijimin e “Republikës së Kosovës”,por edhe “Bashkim Kombëtar”
Pra kërkesat dhe Platforma e demonstratave të vitit 1981 edhe shkencërisht edhe historikisht ishin artikuluese të aspiratës në vijimësi të popullit shqiptar për një shtet kombëtar.Të gjitha teoritë e juaja z.Vllasi janë të pathemelta dhe antidemokratike.Thjeshtë bëni zhurmë sipas diktateve komuniste në Beograd. Ju zoti Azem nuk jeni pajtuar kurrë edhe dje edhe sot që Tirana të jetë epiqendra e shqiptarëve. -Prandaj tezat e juaja bien poshtë,ngase pikërisht këto demonstrata të vitit 1981 kanë qenë në vijimësinë e përpjekjeve të popullit tonë për krijimin e “Republikës së Kosovës” ,por edhe bashkim kombëtar. Ishin tërësisht demonstrata me platformë dhe themel kombëtar. Kjo deklarate e juaja dhe jo vetëm e juaja është një e pavërtetë e stilit propagandistik komunist”hajt se mbas 34 vjetëve janë harruar gjërat”dhe i hamë karamelet e juaj?.
Po të ishte i mirë “Marksizmi dhe leninizmin” e kishin ndal për vete Rusia dhe Evropa! Legenët e sotshëm politik në pushtet nga naiviteti dhe kaja do të shpallin edhe “veteran të UÇK-së!!!
-Demonstruesit kanë kërkuar vetëvendosje dhe Republikë ndërsa . “Marksizmi dhe leninizmin” si parullë e kanë përmend një grup i cili ka vepruar ilegalisht në atë kohë, sikurse ne tjerët nga i cili grup prej 10 vetash nuk mund t’a njollosni esencën dhe vlerën e atyre demonstratave tamam kombëtare ,nacionale dhe patriotike . Se, ne po flasim për demonstratat me karakter politik për “Republikën e Kosovës”e jo për “Marksizëm Leninizmin”,që as një metalik vlerë nuk kanë pas kurrë për shqiptarët,as atëherë as sot, por nuk do të ketë as nesër .Po të ishte i mirë e kishin ndal për vete Rusia dhe Evropa dhe s’ju kish rëne hise shqiptarëve të përçahen për Marksizëm-Leninizmin që ma së shumti shqiptarët ranë viktimë e asaj ideologjie. Ajo që përmendeni ju ka qenë një mbulesë me qe ishte populli i rrethuar me sistemin komunist fatkeqësisht edhe Shqipëria ishte si e tillë dhe mund të themi e kane pas si rrethane lehtësuese të depërtojnë në përkrahjen ndërkombëtar,gjë që ishte shumë gabim.
Ti “shoku” Vllasti ke qene shqipfolësi ma i tërbuar kundër ne “irredentistëve dhe armiqve të Jugosllavisë”. Më kujtohet si sot kur thoshe: “Armikut duhet me ja ngushu hapësirën e veprimit”.Ju edhe në prag të shkatërrimit të Jugosllavisë u përpoqët të mbeteni si “mizë në bythën e kalit”. Prandaj këta legenët e sotshëm politik në pushtet nga naiviteti dhe kaja do të shpallin edhe “veteran të UÇK-së ,këshilltar,analist,avokat dhe ma në fund do të rezervojnë ndonjë pozicion gjyqtari me shkop në dorë, si në ish komunizëm ,por edhe në Republikën e Kosovës që nuk le gjë pa e bëre kundër saj.
Vetëm një qëllim ishte për”Kosovën- Republikë” që na ka takuar para sllovenëve,kroateve,malazezeve,boshnjakëve dhe maqedonëve etj!.
Zoti Vllasi demonstratat e Studentëve,Profesorëve,dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës kanë pasur vetëm një qëllim “Kosovën- Republikë që na ka takuar para sllovenëve,kroateve,malazezeve,boshnjakëve dhe maqedonëve etj. Jo qe nuk ju takuan republikat para nesh,por ata si ardhacak okupuan tokat “Etnike-Pellazgo-Ilire dhe tokat tona si pasardhës të tyre .Për neve armiqtë e Jugosllavisë nxorët platforma ani irredentiste kundër nacionalizimit shqiptar me diferencime dhe ndëshkime të llojeve të ndryshme ndaj njerëzve ma të mirë të kombit duke filluar nga akademiket siç ishte rasti i Ali Hadrit të ndjerë.
Kosova nuk ka qenë e pavarur apo shtet në veti sipas kushtetutës së ’74-it që theksoni ju. Ajo ka qenë martesë me zor, mes Serbisë Kosovës dhe Vojvodina!
Zoti Vllasi,Kosova nuk ka qenë e pavarur apo shtet në veti sipas kushtetutës së ’74-it që theksoni ju. Ajo ka qenë martesë me zor,mes Serbisë Kosovës dhe Vojvodinës. As edhe një lugë më e vogël nuk ka mund as të hyjnë Kosovë pa u vet Serbia!
-Ju thatë se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike, të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxha, si dhe atyre staliniste e marksistedhe komuniste.
Zoti Vllasi nëse paskemi luftuar ne shqiptarët apo separatistët nacionalist shqiptar në ngjarjet e vitit 1981 për ideologjinë komuniste, atëherë pse ishe kundër tyre kur ju Azem Vllasi ishit baba i komunizmit dhe përfaqësues i komunizmit për Kosovën sipas platëforemes marksiste-leniniste qe si lendë në universitetin e Kosovës e keni fut ju ,e jo Enver Hoxha, duke i detyruar profesorët të thyejnë edhe plan programet metodike duke ndërhyrë me teza ma të keqet duke i gjykuar si demonstrata armiqësore kundër Jugosllavisë. Po,po ashtu u ligjëruar në Fakultetin Filozofik nga profesor Idriz Rexha që ishte ligjërues i “Markesizemit” në atë fakultet,ndersa unë isha student në atë kohë!
Vllasi përmend se Kosova ka qenë e zhvilluar me një ekonomi te ngjashme sikur republikat tjera gjë që bien në lajthitje me atë që u ekzekutonte në praktikë.
Zoti Vllasi krenohet që Trepça atëherë ka pasur afër 25 mije punëtorë Është e vërtet se ka punuar, por lind pyetja se për kenë ka punua, për Kosovën apo për Beogradin. Faktet dhe dëshmitë janë dhe ekzistojnë se Kosova e ka kryer punën fizike ,ndërsa ari , dhe xehet tjera u përcollën përmes vagonëve në Beograd këtë e dinë ma së miri Ali Shukria dhe komunistë tjerë të asaj periudhe të erret për shqiptarë!..
Zhvillimi i Kosovës ka qenë i barabartë sipas parullës “Kosova puno Beogradi ndërto”
Në kohën e Vllasit, Kosova ka qene rajoni me i pazhvilluar ne Evropë. Asnjë metër katror rrugë të asfaltuar nuk ka pasur në fshatrat tona. Asnjë metër gjatësi gyp të ujësjellësit,po ashtu nuk ka pasur. Teza se Kosova ka qenë e barabartë me republikat tjera qëndron vetme sipas parullës “Kosova puno Beogradi ndërto” Të punësuar ka pasur çdo i 10-ti banor , andaj lind pyetja se nga e nxori Vllasi këtë rezultat se Kosova ka qene e barabartë me republikat tjera në ish Jugosllavi. Për fund krejt kërkoj nga zoti Vllasi nëse ka diçka kundër, kur të duan dalim në debat publike dhe i sheshisim këto teza të pa qëndrueshme të tij. Koha është të punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut ,ta lemë të kaluarën se akoma në gjysmë të rrugës jemi! Kosova po na thërret. Kombit i kanë mbet borxh gjeneratat e ma hershme!?. Atdheu ynë është në alarm prandaj mos hezitoni bashkoju betejave Ti zoti Vllasi dhe te gjithë shqiptarët kudo që janë. Bashkimi bënë forcën, se kështu e kërkon edhe Atdheu i ynë,ta bashkojmë të bashkuar e jo të përçarë.
Autori i reagimit është gazetar,publicist,ish i burgosur politik,anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve,Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani,poet,piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.