Dëmtoi një pemë 90-vjeçare, gjobitet me 70 mijë euro

23/12/2019

Një pronar i shtëpisë që dëmtoi një pemë 90-vjeçare aq shumë sa duhej të rrëzohej e tëra, është gjobitur me mbi 70 mijë euro.

Stephen Lawrence, nga Chelmsford, Essex, kishte zhveshur lëvorën nga pjesa e poshtme e pemës.

Këshilli i Qytetit në Chelmsford tha që dëmi ishte aq i madh sa duhej të rrëzohej e gjithë pema – dhe ai shkoi në gjyq.

Lawrence u shpall fajtor për dëmtim të qëllimshëm të një peme të mbrojtur.

I pandehuri fillimisht u gjobit me 100 mijë euro, por kjo u zvogëlua në 70 mijë euro.

Këshilli tha që ndoshta pema ishte mbjellë menjëherë pasi shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1908.

Nga Presheva.com