26 Shtator 2024

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar mbrëmjen e sotme se do të zhvillojë një protestë më datën 6 tetor.

Ky vendim i demokratëve vjen pas diskutimeve të për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me burg deputetin Ervin Salianji.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike mësohet se janë zhvilluar diskutime të shumta për hapat e ardhshëm të opozitës. Kjo mbledhje erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Nga Gazeta Sot