Dënimi i Saliut ‘varros’ Edi Ramën/ Spartak Ngjela jep deklaratën e fortë: Ja pse SPAK s’e arreston dot Edi Ramen
22 Tetor 2024
“… Po ku e ka forcën Rama? Te mazhoranca parlamentare, e zemë se SPAK e mori të pandehur do çohet në parlament, por nuk e pranon parlamenti arrestin. SPAK s’është mendje e thjeshtë, e di që ka votat e parlamentit pa lejen e tij si do e marri dikë që ka 2/3 te parlamentit. Me 2/3 e votave një kryeministër e shkatërron SPAK-un i djeg ligjin. Ka pushtetin e ligjit bën si të dojë.” tha Ngjela”.
Ditën e sotme në emisionin “Breaking” ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka dhënë mendimin e tij rreth çështjes që ka bërë bujë, atë të Ilir Metës. Avokati ka theksuar gjithashtu se një nga arsyet që po ndodhin arrestime të tilla me figura publike është se SPAK është investim amerikan.
Gjithashtu një tjetër fakt përse kryeministri Rama nuk po arrestohet një nga arsyet kryesore është që ka pushtetin në dorë pasi zotëron 2/3 e votave të parlamentit. Sipas avokatit Rama mund të shkatërrojë SPAK nëse do të dojë për shkak të pushtetit që ka.
“Nga frika e SPAK-ut ka filluar dhe kriza e korrupsionit politik, ka krizë të brendshme nga frika. Dhe po luhen gurët nga dy palë po kjo në pushtet ka një përparësi, sepse thuhet Ramën pse nuk e arrestojne por kanë frikë. Nuk ka frikë, shkoni në SPAK shikoni ekspertët.
Po ku e ka forcën Rama? Te mazhoranca parlamentare, e zemë se SPAK e mori të pandehur do çohet në parlament, por nuk e pranon parlamenti arrestin. SPAK s’është mendje e thjeshtë, e di që ka votat e parlamentit pa lejen e tij si do e marri dikë që ka 2/3 te parlamentit. Me 2/3 e votave një kryeministër e shkatërron SPAK-un i djeg ligjin. Ka pushtetin e ligjit bën si të dojë.” tha Ngjela.
Gjithashtu avokat Ngjela ka shtuar se arresti i Sali Berishësh nuk është në dobi të kryeministrit pasi kanë lidhje me njëri-tjetrin e nëse Berisha ikën lideri tjetër opozitar do të vijë më i fortë në pushtet.
“Rama është me Saliun, është jo se kanë marëveshje, sa të jetë Saliu s’fiton PD. Dënimi i Saliut varros Ramën, sepse do nxjerri lider tjetër, lideri i pacënuar grupon PD, sepse kjo PD mbasi kanë 12 vjet në pushtet normale kane shancin te vijnë në pushtet më shumë.” tha Ngjela.