Denoncimi/ Hapet thesi, ja si po blihen votuesit. 150 mijë lekë vetëm për…
Denoncimi/ Hapet thesi, ja si po blihen votuesit. 150 mijë lekë vetëm për…
Qershor 29, 2019
Kryetari i degës së PD-së në Gjirokastër, Dasho Aliko, ka denoncuar skandalin e blerjes së votuesve në këtë bashki.
Sipas Alikos, kjo ka ndodhur në lagjen “Punëtori” ku banojnë kryesisht pjesëtarë të komunitetit egjiptian. Aliko përmes një statusi në rrjetin social ka dënuar këtë akt të fundit të rilindasve në Gjirokastër, të cilëve u duhet patjetër pjesmarrja e lartë në votimet e të nesërmes, për të justifikuar ligjshmërinë e tyre.
Tarifa për pjesmarrje është 15 mijë lek të reja për person ndërkohë që Aliko ka lëshuar thirrjen për mbrojtjen e lirisë në kushtet e tashme kur pjesmarrja blihet me lekë në dorë.
Denoncimi
E turpshme kjo qe po ndodh! Kandidat pa rival dhe shperndan nga 150 mij lek te vjetra ne lagjen Puntori ne Gjirokaster. Shume e turpshme dhe e denueshme!
Qytetare te ndryshem e te ndershem e kane refuzuar. Ka dhe te tjere qe ua kan marre leket dhe perseri do t’i bojkotojne keto zgjedhje moniste !
Mbi kedo qe e ka bere kete e do vazhdojne ta bejne blerjen e votave e presionin mbi te punesuarit, nje dite do japin llogari! Shteti do te behet nje dite !
Partia Demokratike eshte parti e lirise e cila rrezoi baballaret e ketyre diktatoreve te rinj dhe nuk do lejoje me cdo lloj cmimi instalimin e diktatures se re.
Te gjith ne kembe per mbrojtjen e lirise!