11 Janar 2025

Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, denoncoi sipas tij një tjetër skandal të Ministrisë së Brendshme.

Ai tha se kjo ministri ka urdhëruar ndalimn e pajisjeve të fushatës së PD, me pretendimin se nuk kanë pasur leje për të zhvilluar protestë përpara Bashkisë së Tiranës.

Lela shkruan me ironi se këtyre që u kalojnë tonelata me drogë nën hundë, tani kapin foninë dhe mikrofonin e PD.

POSTIMI I PLOTË

Operacion blic i Ministrit të Brendshëm: kapen pajisjet e fushatës së Berishës

Ministri i të Përbrendshmeve pa Punë që Erëvjen Hoxhe, paska dhënë urdhër të ndalohen pajisjet e fushatës së PD si foni, pult regjie etj.

Këto mjete përdoren në takimet e Doktorit dhe evente të tjera të PD në Tiranë apo rrethe.

Justifikimi është se nuk ka pasur leje për protestën te Bashkia sot. Në fakt protestat njoftohen, nuk kërkohet leje dhe kjo është bërë.

Trimëri e madhe e këtyre që u kalojnë nën hundë tonelata droge, por kapin foninë dhe mikrofonin e Partisë Demokratike.

Tani pres vetëm t’i njoftojnë me të madhe si sekuestrim i pasurive të krimit te organizuar dhe t’i trumbetojnë si goditje e suksesshme!