Denoncimi i ish-Komandant Meçollari: – “Familja Perandorake” resort me 5 tje te Akademia e Marinës
6 Shtator 2023
Ish-zv/ komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari ka bërë një tjetër denoncim për pronat në ushtri dhe tjetërsimin e tyre duke u privatizuar me dokumente false për t’u ndërtuar për pas hotele.
“Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u thjyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare.
Por në vitin 2007 u shkri edhe Shkolla e Trupës dhe me propozim të drejtuesve të Forcës Detare të kohës Akademia e Marinës doli fare nga Plani i Vendosjes dhe përhapjes. Ky është momenti kur territori i Akademisë u tjetërsua nga 42000 m², sot në vetëm 11.000 m².
Në vitin 2016 një sipërfaqe prej rreth 19.200 m² i kaloi Bashkisë Vlorë dhe një vit më pas Ministrisë së Turizmit. Po ashtu në vitin 2011 një sipërfaqe prej 1500 m² i kaloi një private dhe në vitin 2015 Fjetina dhe Kinoklubi iu shitën një private, i cili më pas privatizoi dhe token, vijojnë ndërtimet me leje të Bashkisë, por vijon të jetë pjesë e pronës 904, copës prej 7400 m². Në vitin 1994 iu jane dhënë disa objekte për strehim disa ushtarakeve, sipas ligjit. Shumica e objekteve jane të ndërtuara nga Italia, përveç Mencës, tualeteve dhe goginës 4-katëshe.
E gjithë prona e ish-Akademisë së Marinës, prej gati 43.000 m² në vitin 1946 është shpronësuar nga Qeveria e kohës me pronarë Administratën e Luftës së Italisë. Kjo prone iu është blerë gjashtë pronarëve në vitin 1940. Sot Forca Detare ka dy prona (Nr. 904) të ndara nga rruga e pasme, një prone me sipërfaqe 4.800 m² dhe 7400 m², një pjesë të marrë.
Nga 43.000 m² (me bojëqielli ne hartë), sa iu sekuestruan në 1946 Admistratës Italiane të Luftës, sot FD ka verrëm rreth 8.000 m² (me të kuqe). Pjesa më e madhe me letra të fallcifikuara si pronë privare.
Prona e Forcës Detare me sipërfaqe 4.800 m² parashikohet te bashkohet me atë të Ministrisë së Kulturës prej 19.200 m² dhe KKRT të miratoj së shpejti ndërtimin e një resorti turistik me 5 YJE për “FAMILJEN PERANDORAKE” në sipërfaqen prej 24.000 m² (prona midis dy rrugëve). Janë falcifikuar dokumentat zyrtare duke e konsideruar prone private” shkruan ai.
Gazeta Sot