Denoncimi i fortë në Opinion: Koço Devole u nxorr nga spitali se s’kishte vende për të tjerët?
Denoncimi i fortë në Opinion: Koço Devole u nxorr nga spitali se s’kishte vende për të tjerët?
– 09/11/20
Gazetari Blendi Fevziu ka thënë sot në emisionin e tij se aktori i ndjerë Koço Devole u nxorr nga spitali pasi nuk kishte vende për të sëmurët e tjerë që ishin më rëndë se ai.
Në fakt më shumë se një konstatim kjo ishte një pyetje për ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Kjo e fundit e prekur tha se askujt nuk i është mohuar kurimi dhe shërbimi në spitale. Në fund, Manastirliu tha se nuk beson se një gjë e tillë është e vërtetë, teksa Fevziu deklaroi se i referohet disa mediave.
Fevziu: Koço Devole është nxjerrë nga spitali dhe është rikthyer prapë, s’ka pasur vende dhe është nxjerrë për t’i liruar vendin dikujt tjetër që ishte më rëndë?!
Manastirliu: Ju lutem se jam shumë e prekur nga kjo histori, nga humbja e një prej aktorëve dhe figurave më të shquara të ekranit…
Fevziu: Po iu referohem mediave…
Manastirliu: Nuk besoj se mund të ketë ndodhur kjo, që është nxjerrë dhe është kthyer prapë. Askujt nuk i është mohuar shërbimi dhe nuk i është vonuar shërbimi.
Gazeta Mapo