Denoncimi i Salianjit: – Ja lënda luftarake që u përdor sot ndaj protestuesve, ju rrezikua…
Denoncimi i Salianjit: – Ja lënda luftarake që u përdor sot ndaj protestuesve, ju rrezikua…
Feb 16 shkurt 2019
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, mendon se nga protestuesit nuk u ushtrua dhunë, përkundrazi ata u dhunuan.
Në profilin e tij në Facebook, ai shkroi se policia abuzoi me përdorimin e gazit lotsjellës, pasi personat që u prekën nga ai kanë ngelur me pasoja.
“E vetmja dhunë sot ishte dhuna e qeverisë!
Përdorimi i Gazit Lotesjelles i cili sipas ekspertëve klasifikohet ne lendet kimike luftarake te lehta, por me pasoja.
Fakti paralizues i momentit, tregon per nje additiv, prandaj duhet kerkuar burimi nga ka ardhur ky gaz. Ne vende si Shqiperia perdoren arme kimike eksperimentale antidemonstrate. Qytetarët sot janë rrezikuar, sot qeveria i ka hapur luftë qytetarëve!
Prokuroria duhet të hetojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë shpërdoruesit e pushtetit!”, shkroi Salianji.