Denoncimi/ Kandidati në Gjirokastër nxjerr pamjet: Ja si numëruesit falsifikojnë fletët. Po e vjedhin votën tonë!
26 prill 2021
Kandidati i pavarur në qarkun e Gjirokastrës, Kreshnik Merxhani ka denoncuar sot përmes pamjeve filmike atë çka e konsideron si “tjetërsim të vullnetit të qytetarëve nga numëruesit partiak”.
Meraxhani deklaron në numëruesit kanë vendosur “X” për paritë e tjera në fletët ku votuesit kishin votuar emrin e tij, me qëllim që ta nxjerrin fletën e votimit të pavlefshme.
“Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Deklarata e plotë
DENONCIM
TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.
Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.
Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.
Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.
Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.
Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.
Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!
Gazeta Panorama