Denoncimi, në Vlorë votat e pavlefshme po numërohen për PS
Denoncimi, në Vlorë votat e pavlefshme po numërohen për PS
Numërimi i votave në qarkun e Vlorës po shoqërohet me tensione. Komisionerët e Partisë Socialiste mësohet të jenë konfliktuar me ato të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike.
Konflikti ka ardhur për disa vota të shënuara që i përkasin LSI-së, por për shkak të shënimit i kanë shpallur fillimisht të pavlefshme dhe më pas bëhet me dije t’i jenë kaluar Partisë Socialiste. Denocimi është bërë nga Griselda Myslymi, e dyta në listën e LSI-së për qarkun e Vlorës.
Myslimi tregon me video për gazetarët sesi vota të pavlefshme po quhen të rregullta si vota të Partisë Socialiste.