DENONCIMI: – Veliaj, 4.3 milionë euro nga taksa e arsimit ia kaloi inceneratorit të Tiranës
14 Shkurt 2024
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, deklaron se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është pronari i vetëm i inceneratorit të Tiranës, e konfirmuar me prova konkrete dërguar SPAK-ut.
Ai thekson se kur Veliaj miratoi taksën e infrastrukturës arsimore, argumenti ishte për të ndërtuar shkolla të reja, kushte më të mira për nxënësit dhe t’i jepte fund mësimit me dy apo tri turne në Tiranë.“Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës pasi me vendimin e këshilltarëve të tij, 4,3 milionë euro nga kjo taksë ia transferoi inceneratorit të Tiranës, pra qartë pronës së tij ku ka thelluar hajdutërinë dhe kjo duke i bërë hapur karshillëk SPAK-ut pasi inceneratori i Tiranës ishte sekuestruar nga organi i akuzës me vendim gjykate”.
Sipas Braimllarit, Veliaj nuk investon në infrastrukturën arsimore në Tiranë, por vjedh qytetarët nëpërmjet taksës së infrastrukturës arsimore dhe shkel hapur ligjin duke e transferuar tek inceneratori që nuk ekziston.
Reagimi i plotë:
Erion Veliaj pronari i vetëm i inceneratorit të Tiranës, e konfirmuar me prova konkrete dërguar SPAK-ut por e pohuar me zë nga ish numri dy i qeverisë së Rilindjes vazhdon dhe thellon hajdutërinë e tij në Bashkinë e Tiranës.
Inceneratori që djeg çdo ditë paratë e qytetarëve të Tiranës ka filluar të djeg dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore. Taksë kjo e dedikuar vetëm për infrastruktrurën arsimore në Tiranë.
Kur Veliaj miratoi këtë taksë argumenti ishte për të ndërtuar shkolla të reja, kushte më të mira për nxënësit dhe ti jepte fund mësimit me dy apo tre turne në Tiranë.
Veliaj mashtroi qytetarët e Tiranës pasi me vendimin e këshilltarëve të tij, 4,3 milion euro nga kjo taksë ia transferoi inceneratorit të Tiranës, pra qartë pronës së tij ku ka thelluar hajdutërinë dhe kjo duke i bërë hapur karshillëk SPAK-ut pasi inceneratori i Tiranës ishte sekuestruar nga organi i akuzës me vendim gjykate.
Qartë Veliaj nuk invenston në infrastrukturën arsimore në Tiranë, vjedh qytetarët nëpërmjet taksës së infrastrukturës arsimore dhe shkel hapur ligjin duke e transferuar tek inceneratori që nuk ekziston.
SPAK duhet ta hetoj këtë kryehajdut, i cili ka vendosur në kolaps ekonomik jetën familjare në Tiranë duke abuzuar çdo ditë me taksat dhe tarifat vendore.
CNA