DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT I SHQETESUAR PER TRASHEGIMINE KULTURORE NE SHQIPERI

Komiteti Keshillimor i Trashegimise Kulturore Amerikane prane Departamentit te Shtetit u mblodh me 18 mars per te diskutuar mbi rendesine e nenshkrimit te nje Memorandumi Mirekuptimi midis qeverise amerikane dhe Republikave te Shqiperise dhe Egjiptit.

Ne kete panel te rendesishem ishte ftuar si vezhgues edhe Auron Tare, me cilesine e anetarit te keshillit shkencor te UNESCO-s.

Paneli i perbere nga drejtuesit e institucioneve me te rendesishme amerikane ne fushen e arkeologjise dhe trashegimise kulturore, u fokusua ne problemet qe ka trashegimia kulturore shqiptare. Grabitjet e qendrave arkeologjike nder vite, humbja e pa tjetersueshme e historise antike ne shqiperi dhe demtimet qe ka pesuar trashegimia shqiptare ishin disa nga pikat ku ekspertet e fushes prezantuan perpara panelit te zyrtareve te Departamentit.

U theksua gjithashtu eksperienca pozitive e bashkepunimit ne disa ekspedita nder vite si dhe rezultatet e rendesishme te ketij bashkepunimi. Kerkimet arkeologjike nenujore ne Shqiperi te ndermarra nga fondacioni amerikan RPM u cilesuan si nga me te sukseshmet zbulime qe institucionet amerikane te arkeologjise detare kane pasur nder vite.

Forumi i Trashegimise shpreh kenaqesine qe trashegimia kulturore shqiptare dhe rendesia e saj universale eshte diskutuar ne nivele kaq te larta te politikes dhe kultures amerikane.

Nga Auron Tare.