Deputet e Kuvendit te Shqiperise: – Vete shkruaj e vete vulos, – Cka ka thene Lala Kros…
Deputet e Kuvendit te Shqiperise: – Vete shkruaj e vete vulos, – Cka ka thene Lala Kros…
07.04.22
Gratë e tyre punojnë si notere. Si legjitimohet konflikti i interest mes deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Konflikti i interesit është një procedure e dënueshme në shumë vende të Bashkimit Europian dhe atë amerikan. Por në Shqipëri ky fenomen është legjitimuar edhe me ligj tashmë.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë disa konflikte interesi. Tashmë kjo nuk përbën shkelje por deputeti mjaftohet vetëm me një deklaratë të nënshkruar, e cila bazohet tek vendimi i Kuvendit të Shqipërisë nr. 61/2018. Ky ligj lidhet me Kodin e Sjelljes së Deputetëve të Shqipërisë dhe vendimin e Byrosë së Kuvendit të datës 27 shtator 2018 për deklarimin e konfliktit të interesit.
Në legjislaturën e kaluar janë 10 deputetë të cilët kanë deklaruar konfliktin e tyre të intersit. Pjesa më e madhe e tyre shkruajnë se bashkëshortet ushtrojnë detyrën e noteres publike në institucionet publike të vendit e cila bie ndesh me funskionin si deputetë.
Më poshtë po listojmë disa nga deputetët me konflikte intersi
Arben Pëllumbi
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi deklaron në formularin e konfliktit të interest se: Bashkëshortja e tij ushtron detyrën e noterst publike pranë Bashkisë së Tiranës.
Klotilda Bushka
Deputete e Partisë Socialiste deklaron se ka qene avokte e bashkëshorit të një personi të tretë, por në të njëjtën kohë ka ushtruar edhe funksionin e deputetetes së Kuvendit të Shqipërisë.
Eglantina Gjermeni
Ish-deputete e Partisë Socialiste deklaron se vëllai i saj Artur Metani ka kandiduar për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.
Anastas Angjeli
Ka ushtruar detyrën e deputetit por edhe të anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, një shkelje e hapur e konfliktit të intersit.
Fatmir Xhafaj
Deklaron se bashkëshortja e tij ushtron funksionin e noteres.
Dashnor Sula
Deputet i Partisë Demokratike nga lista e Lulzim Bashës deklaron punën e bashkëshortes së tij si notere.
Erisa Xhixho
Deputete e Lëvizjes Socialiste të Shqipërisë, deklaron se e ëma e saj ushtron funksionin e noteres.
Përgatiti: Erjon Dervishi
V.O. Titulli eshte i “Shqiperia.com”.