Deputetët demokratë djegin karriget në hyrje të parlamentit, tensione të forta në sallë!
30 Shtator 2024
Ka nisur me tensione të forta mes opozitës dhe maxhorancës seanca e parë parlamentare, që pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë hyrë në sallë dhe kanë marrë prej andej karriget e tyre të deputetëve. Më pas ata i kanë hedhur karriget në derën hyrëse të parlamentit dhe u kanë vënë zjarrin.
Deputeti Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj maxhorancës, teksa ka thënë se “karriget e tyre të deputetit i përkasin qytetarëve”.
Është dashur ndërhyrja e Gardës për të shuar zjarrin e ndezur të karrigeve që kanë mbetur të shkrumbuara para Parlamentit.
Më pas deputetët opozitarë kanë hyrë sërish në sallë duke replikuar me kryetaren e Kuvendit, por Spiropali ka urdhëruar ndërprerjen për disa minuta të seancës.
Nga Gazeta Dita