Deputetët socialist thirrje qeverisë: Të ulen sa më shpejtë tarifat në aeroportin “Nënë Tereza”
Deputetët socialist thirrje qeverisë: Të ulen sa më shpejtë tarifat në aeroportin “Nënë Tereza”
Deputetët e mazhorancës i kanë kërkuar qeverisë uljen e tarifave në aeroportin Nënë Tereza duke ndikuar kështu edhe në rritjen e numrit të turistëve.
Pas përfundimit të auditimit nga ana e qeverisë në aeroportin Nënë Tereza deputetët socialistë iu kërkojnë autoriteteve të ndërhyjnë në mënyrë që të reflektohet kjo në çmimin e biletave.
Deputeti Ervin Bushati ka folur për oranews duke i bërë thirrje institucioneve që të ndërhyjnë në mënyrë që Konçesionari i Aeroportit Nënë Tereza të reflektojë sa më parë uljen në çmimet e biletave.
“Ne i kërkojmë autoriteteve, qeverisë që ta vazhdojnë këtë rrugë sepse kjo ka të bëjë me qytetarët shqiptarë, me turizmin dhe ekonominë shqiptare.
Të ulen sa më shpejt tarifat e fluturimeve për gjithë udhëtarët shqiptarë dhe të huaj, sepse do rrisë shumë nivelin e turizmit në Shqipëri. Shqipëria është një destinacion turistik që po rizbulohet nga gjithë Evropa dhe ulja e çmimit do ta ndihmonte shumë turizmin”, u shpreh deputeti socialist.
Në bazë të auditimit, qeverisë shqiptare i lind e drejta që të kërkojë uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët.
/f.ç/Albanian Free Press Online/