5 Dhjetor 2024

Gjatë periudhës 15 Nëntor – 25 Nëntor 2024 Datacentrum dhe Barometri – Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me vlerësimin e tyre për deputetët aktualë në Parlamentin e Shqipërisë.

Gjetjet e sondazhit tregojnë se:

Më shumë se gjysma e qytetarëve nuk e njohin deputetin e tyre.

Të pyetur nga Barometri Euronews – Albania, 53% e qytetarëve nuk e dinë si quhet deputeti i zonës së tyre. Lidhur me kontaktet e deputetëve me qytetarët para dhe pas zgjedhjeve, 74.7% e qytetarëve tregojnë se nuk janë kontaktuar nga deputetët para zgjedhjeve, ndërkohë akoma më shumë 84.6% e tyre tregojnë se nuk janë kontaktuar prej tyre pas zgjedhjeve.

Më shumë se gjysma e qytetarëve mendojnë se deputetët nuk janë aktivë.

Më shumë se gjysma e qytetarëve, 52.3% e tyre të cilët i njohin deputetët e tyre tregojnë se nuk i kanë dëgjuar të flasin në Parlament dhe në të njëjtën masë vlerësojnë se deputetët nuk i kanë mbajtur premtimet e dhëna në fushatë.



Më shumë se gjysma e qytetarëve shprehen se nuk do t’i rivotonin të njëjtët deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Të pyetur lidhur me rikandidimin e tyre nga partia, 53.3% e qytetarëve mendojnë se partia që ata mbështesin nuk duhet t’i rikandidojë. Ndërkohë që 57.3% e tyre tregojnë se nuk do t’i votonin nëse do të ishin të njëjtët kandidatë për deputetë në lista.

Gazeta Dita