Deputeti Dashnor Sula: – Sot nisi zjarri opozitar!
30 Shtator 2024
Deputeti i PD, Dashnor Sula tha se protesta e 7 tetorit do të jetë më madhështorja, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët që ti bashkohen.
Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të tensionuar të seancës plenare, ku deputetët e opozitës dogjën karrigët, ai tha se “pika e fundit që derdhi gotën e ujit ishte burgosja e Ervin Salianjit”.
“Sot jemi të vendosur duke lënë gjithçka tutje, ndasi apo mendime të ndryshme dhe do të duhet e gjithë opozita dhe cdo qytetar duhet që ditën e gjënë më 7 tetor ti bashkohen protestës më madhështore.
Pika e fundit që derdhi gotën e ujit ishte dënimi dhe burgosja e nënkryetarit të PD, Ervin Salianji. Salianji është i burgosur i pastër politik, nuk është arrestuar, nuk është dënuar.
Do na fabrikojnë prova për të na arrestuar, por nuk duhet të kemi frikë. Kjo duhet të jetë nisja e ditës së protestave dhe pa ndalimi. Zjarri opozitar do të duhet të nisë sot”- tha Dashnor Sula.