Deputeti demokrat nga selia blu: Na vjen turp që sigla e PD ra kaq poshtë!
Deputeti demokrat nga selia blu: Na vjen turp që sigla e PD ra kaq poshtë!
9 MARS 2022
Pas rezultatit humbës që pësoi PD në zgjedhjet e 6 marsit, disa deputet kanë dalë kundër Lulzim Bashës dhe kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i partisë.
Një prej tyre, i cili kërkoi dorëheqjen e Bashës në mbledhjen e PD, ishte dhe Ferdinand Xhaferraj.
I ftuar sot në emisionin ‘Breaking’, Xhaferraj tha se Basha nuk mund të vijojë më, pasi ka shkaktuar një situatë sa komike aq dhe tragjike njëherësh.
A do japë dorëheqjen Basha?
Nuk mundet të vijojë. Jemi në vitin 2022, një vend i ndodhur në Europë, janë humbur 4 palë zgjedhje, dhe ai nuk jep dorëheqjen. Është tragjedi dhe komedi bashkë, që na bën të gjithëve të ndjehemi të turpëruar.
E keni mbështetur vetë Bashën…
Heqja e dualizmit nga Berisha mund të provonte një lidership ndryshe nga ana Lulzim Bashës, por zgjedhjet e 6 Marsit nuk e treguan këtë. Kam bindjen se brenda grupit parlamentar kemi figura. I kuptoj demokratët që thonë se edhe ju jeni të vonuar. I kam renditur të gjitha problematikat që ka PD-ja. Gjithmonë kam besuar që jemi pjesë e gjësë, dhe mendonim të azhdojmë se nuk kemi pasur gjë personale me Lulzim Bashën. Por gjithmonë e kemi mbështetur. Nuk e kuptoj si një njeri i arsimuar në Perëndim nuk e kupton problematikën.
I druheni një përjashtimi nga Basha?
Nuk e kam fare problem. Kur kam qenë 34 vjeç isha sekretar në PD, dhe kur Berisha filloi përjashtimet. I dola përballë dhe i thashë ku i qëndrojnë problematikat.
Gazeta Sot