Deputeti i ish PD-se, Alibeaj nga Fieri: – Shumë shpejt do deklarojmë kandidaturat për të gjitha bashkitë
4 Nentor 2022
Deputeti i ish PD-se Enkelejd Alibeaj pas një takimi në Fier ka dhënë një deklaratë për mediet.
Ai u shpreh se mbledhja u zhvillua me kolegjin e kryetarëve të PD-së së bashku me kryesinë.
Sipas tij, qëllimi i parë i këtij takimi ishte informimi për te gjitha zhvillimet rreth asaj që u deklarua nga Grupi Parlamentar i PD-së, që ishte synimi për të dalë me një kandidat fitues në zgjedhjet e 14 majit.
“Gjithashtu informimi për formulën që ne ofruam në takimet që Bardhi pati me Palokën. Sigurisht edhe për vendimin e fundit të PD-së pasi morëm atë lloj qëndrimi dhe vendimi nga zoti Paloka. Ishte udhës sot që jo vetëm t’i informonim. Më i rëndësishëm ishte qëllimi i dytë që ka të bëjë me fillimin e menjëhershëm të procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së.
Deputeti bëri me dije se së shpejti do të identifikojnë kandidaturat për të gjitha bashkitë.
Alibeaj: Deri ditën e diel nga ana e kryesisë dhe nga ana e sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet për të arritur këto qëllime. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash të cilat janë produkt i një procesi një anëtar, një votë. Shumë shpejt do fillojmë të deklarojmë kandidaturat përkatëse për të gjitha bashkitë”, tha Alibeaj.