Deputeti i Kuvendit paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: – Në tetor zgjedhjet lokale.
Deputeti i Kuvendit paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: – Në tetor zgjedhjet lokale.
17 SHKURT 2021
Deputeti Lefter Maliqi shprehet i sigurt se pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, në muajin tetor do të zhvillohen dhe zgjedhjet lokale.
Këtë deklaratë, ligjvënësi i Kuvendit të Shqipërisë e ka bërë gjatë një takimi me disa banorë të Lapardhasë në Berat, ku ka shprehur dhe synimin e tij për të kandiduar për kryetar bashkie në Berat.
Ai tha se ka një dakord në parim dhe javën e ardhshme do të bëjë publike se cilës forcë politike do t’i bashkohet.
“Faktikisht unë kam qenë zëri juaj, pavarësisht se nuk kam patur mundësi për të bërë investime në këtë zonë, për shkak të opozitës që kam mbajtur dhe largimit më pas nga kryetar komune dhe çfarëdo që ka ngelur janë bërë që në atë kohë, që janë bërë investimet dhe janë lënë përgjysëm. Unë do t’iu them të gjithëve që këtë mision do ta vazhdoj. Kur je punëtor sigurisht që ke disa pengesa se politika në përgjithësi do ushtarë të bindur, nuk do njerëz që punojnë për popullin. Dua t’ju them që javën tjetër, unë do të marr vendimin dhe në qendër të Lapardhasë do të bëj takimin me forcën politike që do të jem. Këtë takim sot e bëra për t’ju vënë në dijeni dhe për të patur dhe mbështetjen tuaj sepse do të vazhdoj sfidën politike. Ëndrra ime sigurisht ngelet dhe sfida vazhdon për të qenë drejtues vendor, pra për të qenë kryetar bashkie në të ardhmën. Deri në shtator unë jam deputetit i Kuvendit, por do të marr një funksion politik dhe për të vazhduar zgjedhjet, të cilat do të bëhen në tetor, pra zgjedhjet lokale. Shumë shpejt do të vendos, jam dakord me të gjithë eksponentët politik për të bërë marrëveshjen e duhur dhe besoj që do ta realizojmë. Erdhi momenti i ndryshimit, në tetor janë të sigurta zgjedhjet lokale që do të bëhen, ndërsa më 25 prill janë zgjedhjet e përgjithshme, së bashku do vendosim. Sot ka ardhur koha e kandidatëve dhe e njeriut, unë do të mbështes ata kandidatë që i kam në krah dhe i kam miq”, shprehet Maliqi.
Gazeta Sot