Deputeti i PL-së ngre dyshimet: – Kur arrestohet Goro, pse Hajdari e mban ende detyrën?
25 Mars 2024
Pas arrestimit të bujshëm të kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro deputetë të shumtë kanë reaguar duke komentuar në pikëpamjen e tyre se si e shohin këtë arrestim. Një ndër to është dhe Lefter Maliqi i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” ka thumbuar kryeministrin Edi Rama duke e cilësuar si “Telenovelë arrestimesh me regji nga Rama, pasi i përdor e i shtrydh si limoni.
Gjithashtu Maliqi paralajmëron se javën e ardhshme do të depozitojë dy kallëzimet e radhës ndaj “grupit të strukturuar kriminal” që abuzuar me taksat e qytetarëve të Kuçovës. Sipas tij, burgu do të jetë pak për Hajdarin, pasi do i kthejë dhe të gjitha paratë e vjedhura.
Postimi i plotë i Maliqit:
Turp
Telenovelë arrestimesh me Regji nga Rama, pasi i përdor e i shtrydh si limoni.
Arrestohet nga “SPAK”, Kryetari i Bashkisë Himarë për një leje ndertimi???
– Me Bashki të grabitur më “14 Maj”,
– I dënuar nga “SPAK” me 1 Vit Burg, për fshehje të dënimit në Greqi,
– I kallëzuar në “SPAK”, nga “Bashkë Fitojmë”, për shpërdorim e abuzime me detyrën,
– I akuzuar nga banorët e Sinecit për abuzime me Miliona Euro, për një tender ujësjellësi pa leje mjedisi dhe në “Zonë të Mbrojtur nga UNESCO”,
– I kallëzuar nga banorët e fshatit Frashër, për shkelje të rënda,
– I kallëzuar për ‘shpërdorim detyre’, për rrugën e fshatit Goraj,
– I kallëzuar për ‘asfalt mbi asfalt’ pa procedurë tenderimi në fshatin Tapi,
– I akuzuar po nga “Bashkë Fitojmë”, për ‘çakull elektoral’ e ndarje ndihmash,
– I denoncuar në Emisionin e njohur Investigativ për tendera korruptivë; pabarazi në tendera; shpërdorim detyre me “tenderin e pastrimit”; “tenderin e mirëmbajtjes së varrezave”; atë të “strehimit të qenëve endacakë”; për blerjen e nje rruli, që s’ka punuar asnjë ditë ,abuzimet me sporton,koncertet,zbukurimet ne qytet etj. etj.
– I përfolur nëpër portale për ‘skandal seksual’ ne zyrën e shtetit etj. etj. Si shpjegohet që ende e mban në detyrë Hajdarin???
Ka frikë se Bashkinë Kuçovë e fitojmë dhe Kuçova do të ndryshonte rrënjësisht, me zhvillim, mireqënie etj.
S’ka kthim pas!
Javën tjetër do ju njoh para “SPAK”, me 2 kallëzimet e radhës, kundër këtij grupi të strukturuar kriminal, që për 5 vite kanë abuzuar me taksat e qytetarëve të Kuçovës, prandaj ky ‘grup i strukturuar kriminal’, 3 ditet e fundit “11-14 Maj” u shpërndanë në zonë, duke joshur, blerë dhe kërcënuar votuesit dhe në fund ndërruan edhe kutitë në “KZAZ”-në e krimit, me dhomë të fshehtë, vetëm e vetëm që ky “grup i strukturuar kriminal”, abuzues me tenderat dhe taksat e qytetarëve të kenë Hajdarin, ‘pengun’ e ish fatorinos Salillari në krye të Bashkisë Kuçovë, pët t’a keqpërdorur.
Hajdar, burgu do të jetë pak për ty! Paratë kudo që i ke çuar do i kthesh të gjitha kokërr me kokërr.
Bashkinë do ia kthejmë qytetarëve! Kuçova do të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!
Gazeta Sot