Deputeti Shehaj ndaj Ramës: – Mjafton fakti që një kryeministër ka tentuar të eliminojë opozitën
2 Shkurt 2023
Pas seancës kaotike në Kuvend, deputeti Agron Shehaj zbuloi thelbin e kërkesave të opozitës sa i përket skandalit Rama-McGonigal. Sipas Shehajt, mjafton fakti që një kryeministër ka tentuar të eliminojë opozitën, që të japë dorëheqjen. Kjo është edhe arsyeja pse, sipas deputetit, opozita kërkon debat në Kuvend dhe kërkon komision hetimor për çështjen.
“Mjafton fakti që kryeministri tenton të asgjesojë dhe të eleminojë opozitën, në çdo vend normal ky kryeministër duhet të japë dorëheqjen. Të tentosh të eleminosh opozitën do të thotë të eleminosh demokracinë e një vendi.
Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë debatin në Kuvend, kërkojmë komisionin hetimor dhe do protestojmë në datën 11 shkurt”, tha Shehaj në rubrikën Opinion.