Deputeti socialist, kundër arrestit të Berishës: Ka kontribute speciale
10 Shkurt 2024
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi i pyetur në lidhje me masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, tha se në kuadrin personal mendon se masa të tilla janë të tepruara.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me moderatoren Nisida Tufa, ai tha se ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara dhe se masa të tilla nuk duhen marrë ndaj personave me kontribut të caktuar.
I pyetur si politikan këto janë çështje të drejtësisë. Jemi të detyruar t’i zbatojmë na pëlqejnë apo jo.
Ashpërsimi i politikave penale të paraburgimit janë të tepruara.
Njerëz të cilët kanë një kontribut të caktuar, kolegë tanët apo krahut tjetër që publikisht janë aty, nuk ke pse u jep masa dënimi të rënda deri në pamundësi të veprimeve të tyre”, tha ai.
Gazeta Dita