“Deputetja Açka nuk duhej marrë me të mira ”, shpërthen ashpër avokatja e njohur: – Kush merr përsipër për të bërë politikë duhet…
19 Janar 2024
Adriana Kalaja, në një emision televiziv, deklaroi se deputetja Açka nuk duhej marrë me të mira në Komisionin Parlamentar të Medias.
Sipas saj, reagimet për Açkën janë qesharake.
“Ishte debat politik. Nuk kishte dhunë psikologjike as fizike.
Në politikë kush merr përsipër për të bërë politikë, bën politikë në të gjitha format si bojkoti i seancave etj. Ky grupi në minorancë nuk pranon të bashkohet me shumicën e PD-së. Nuk duhet të provokojë. Aty nuk je deputete që të marrin me të mira meqë je grua. Ajo që merr mandatin është për tu shërbyer atyre që ia kanë dhënë. Është diskriminuese madje dhe pjesa e 30%. Ajo duhet të sfidojë burrin.
Skena viktimizuese dhe foshnjore gjoja u dhunua shkrimtarja. Le të merret me letërsi. Ajo provokon në dëm të demokratëve.”, tha Kalaja.
Gazeta Sot