Deputetja e mazhorancës del kundër Ramës, i kërkon llogari ‘live’:- Dilni në foltore, folu dibranëve. Leja mban erë të qelbur. –
Deputetja e mazhorancës del kundër Ramës, i kërkon llogari ‘live’:- Dilni në foltore, folu dibranëve. Leja mban erë të qelbur. –
31/01/2019. – Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PDIU Reme Lala, ka folur në lidhje me dhënien e llixhave ne Peshkopi, duke i kërkuar qeverisë që të ndalë këtë projekt. Lala në fjalën e saj tha se ato janë pasuri e të gjithë Dibrës dhe janë një spital gjigant natyror dhe nuk duhet të shkatërrohen.
“Si dibrane dhe si deputete unë ngre sot dyshime për këtë leje të papritur, dyshime për keqpërdorim të lejes, të kësaj pasurie, gjej ngërçe, pikëpyetje, dilema për këtë. I bëhet dëm madhor gjithë Dibrës, rrënim i familjeve, rrënim për Dibrën. Zoti kryeministër ndërhyni sot të mos u lënë rrugë, atyre personave që i kanë bërë familjet dibrane të qajnë, e tani nxitojnë tu fshijnë lotët.
Për mua problemi nuk zgjidhet në FB dhe Instagram, as nuk dua të marr flamurin e tu them atyre se këtë hall e zgjidh unë, ata këtë e presin nga ju, flamurin kush e zgjidhi hallin le ta tundë kush të dojë”, tha Lala.
Më tej deputetja e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, por që është bashkuar me PS u shpreh: Me lejen e përdorimit të ujit të llixhave, shkatërrohet Dibra, u hiqet buka qindra familjeje për të pasuruar një grusht njerëzish, unë kam heshtur, por nuk kam fjetur gjumë, potenciali i zhvillimit ët biznesit të ujërave termale, mjafto në mbulimin e papunësisë në këtë zonë
Llixhat nuk kanë nevojë për llogje të dashur patriotë, duan studim fizibiliteti të detajuar, duhen shëruar që ato të na shërojnë, unë si përfaqësua e Dibrës, që e ndiej dhe kam të qartë për zgjidhjen do nxis qeverinë për një zgjidhje të argumentuar, dhe nxitjen e pushtetit lokal për të propozuar zgjidhjen më të mirë për këtë qëllim, kush ka qenë aty ka ndjerë erën e rëndë, kjo leja e dhënë mban erë të qelbur e korruptive, ju lutem kryeministër dilni në foltore dhe drejtojuni dibranëve. Unë jam këtu, për të folur në këtë foltore ku fjala ka peshë.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/