Deputetja Jorida Tabaku e PD-se ju bashkua mazhorancës për të tërhequr vëmendjen nga skandali Rama-McGonigal.
16 Shkurt 2023
Në seancën plenare të ditës së sotme pati debate dhe tensione të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Skandali McGonigal është arsyeja që opozita kërkon Edi Ramën në Kuvend dhe që deputetët demokratë përjashtohen në shkelje të rregullores.
Deputetët demokratë protestonin për shkeljen e ligjit dhe të Kushtetutës në mohimin e të drejtave, duke kërkuar fjalën, prezencën e kryeministrit dhe prezencën e deputetëve që u përjashtuan pa të drejtë.
Deputetja Jorida Tabaku ishte e vetmja e opozitës që ju bashkua mazhorancës për të kërkuar vazhdimin e rendit të ditës, për të folur për pullat fiskale dhe çështje të tjera, sipas vullnetit të socialistëve për të tërhequr vëmendjen nga skandali Rama-McGonigal.
Jorida Tabaku arriti deri aty sa t’i bashkohej zonjës Felaj duke i tërhequr vëmendjen deputetit demokrat Edmond Spaho dhe duke i kërkuar këtij të fundit të mbante qetësi për çështjet që kërkonte mazhoranca.
Gazeta Sot
Jorida eshte palacua i bashes shume e perdorur turp me shqelma debojeni k
……….