21 Shtator 2024

Revista më e madhe në Gjermani dhe Europë, ‘Der Spiegel’, publikoi para pak ditësh në versionin e saj print dhe online, një shkrim me akuza të forta për qeverine shqiptare.

Në shkrimin e gazetarit Walter Mayr theksohet se kryeministri Edi Rama ka ngritur një narkoshtet në Shqipëri.

Megjithatë, gazetari shkruan se Perëndimi po mbyll një sy përpara korrupsionit galopant të Edi Ramës për shkak se ai po ndihmon Europën me problemin e refugjatëve.

Shkrimi i gjatë ka akuza të detajuara dhe mund të cilësohet investigimi më i rëndë i publikuar nga një media perëndimore për qeverisjen e vendit.

Por si një tjetër ‘shuplakë’, revista gjermane ka vendosur ta përkthejë shkrimin në anglisht dhe ta botojë si shkrim të parë në versionin e saj ndërkombëtar.

Shkrimi në anglisht është publikuar të premten nga revista.

Mes detajeve të shumta për aferat superkorruptive, bie në sy gjithashtu se revista thekson se paratë për inceneratorët që nuk u ndërtuan kurrë, përfunduan në xhepat e qeveritarëve dhe medieve pranë tyre.

“Impiantet shqiptare të djegies së mbetjeve – këto projekte të dyshimta që mbetën kryesisht të pandërtuara, por që u kushtuan taksapaguesve shqiptarë qindra milionë euro. Sipas gazetarëve të pavarur, paratë përfunduan në xhepat e atyre që kishin lidhje të ngushta me qeverinë – dhe në duart e mediave pranë tyre,” shkruan revista. /Syri.net

Nga OraNews