“Der Standard”: – Një grusht shteti në kohën e koronës dhe shembje natën nën ‘mjegull’
“Der Standard”: – Një grusht shteti në kohën e koronës dhe shembje natën nën ‘mjegull‘
19/05/2020
Nga: Adelheid Wölfl
Gazeta Der Standard i ka kushtuar një artikull shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri duke vënë theksin tek tiparet autokratike që po merr qeverisja socialiste nën drektimin e Edi Ramës.
Një grusht shteti në kohën e koronës dhe shembje natën nën ‘mjegull’ e ka cilësuar Der Standard rrëzimin e një prej godinave historike të qytetit të Tiranës.
Gazeta austriake nuk ka lënë pa përmendur dhe ‘qëndrimin e butë prej dylli’ dhe të ambasadorëve të BE-së në vend, ndërsa e ka ka krahasuar rrafshimin e TK-së me veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd. “Njeriu “i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksander Vuçiq dhe njeriu “i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratike në rajon”, shkruan Der Standard.
Shkrimi i plotë
Qeveria socialiste shqiptare nën Edi Ramën po tregon gjithnjë e më shumë tipare autokratike. Qindra qytetarë protestuan gjatë fundjavës.
Makineritë e rënda që rrëzojnë mure dhe gërmuesit që heqin rrënoja erdhën natën e së shtunës. Pas dy vjet konflikti, Teatri Kombëtar Shqiptar në Tiranë u rrëzua brenda natës. Kryeministri socialist Edi Rama triumfoi. Burri, i cili dikur pëlqente të lëvizte në qarqet e artit, kishte shumë vite që bënte fushatë për prishjen dhe ndërtimin e godinës së re.
Partia konservatore e opozitës, PD ka bërë instrumentizimin e protestës kundër prishjes në muajt e fundit, gjë që sigurisht që e bindi Ramën edhe më shumë të shkatërronte teatrin. Policia u përlesh me qindra protestues të dielën, të cilët kanë dalë në rrugë rregullisht që nga viti 2018 për të ruajtur trashëgiminë kulturore. Policia shoqëroui shumë njerëz që po protestonin. Qeveria Rama e përshkroi këtë si një “diktaturë”, pala tjetër fliste për një “bandë mafioze”.
Pesëmbëdhjetë organizata nënshkruan një deklaratë duke kritikuar “dhunën dhe shtypjen e shtetit” në rritje, veçanërisht në një kohë kur opozita dhe sistemi gjyqësor mungojnë.
Një grusht shteti natën në kohën e Corona-s
Në fakt, aksioni në rastin e Teatrit Kombëtar në Tiranë po rikujton fuqimisht veprimin e ndërmarrë nga autoritetet serbe, të cilët në prill 2016, gjithashtu gjatë natës, shkatërruan disa ndërtesa në rrethin e vjetër Savamala në Beograd. Njeriu “i fortë” i Serbisë, Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe njeriu “i fortë” i Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama, janë gjithashtu famëkeq në fusha të tjera për sjelljen e tyre autokratike në rajon. Dhe sigurisht që Rama e dinte që gjatë pandemisë, ku zbatohen kufizime të rrepta të daljes, nuk ka ndonjë rezistencë nga popullata – dhe për këtë arsye është më e lehtë për të zbatuar vullnetin e tij.
Ndërtesa e teatrit u krijua në 1939 nga arkitekti italian Giuglio Bertè, ishte një lloj ndërtese për oficerët e ushtrisë italiane dhe ka shërbyer si teatër kombëtar që nga viti 1947. I përket një ansambli arkitekturor italian në qendër të Tiranës. Artistë të njohur, shoqata e arkitektëve dhe disa regjisorë kritikuan prishjen jo vetëm për shkak të mbrojtjes së monumentit, por edhe për shkak të reklamimit të çuditshëm, shmangies së ligjit të konkurrencës dhe planit pak të njohur për teatrin e ri. Sipas planeve, ndërtesa e re duhet të shërbejë kryesisht si hapësirë tregtare ose si hapësirë zyre dhe në çdo rast, qytetarëve do t’ju merret hapësirë publike.
Masat shtypëse
Presidenti Ilir Meta, një kundërshtar politik i Ramës, e quajti prishjen “një krim moral”. Delegacioni i BE tha – si zakonisht me nota të buta – se duhej të fillonte një dialog përpara se të krijohej një situatë e pakthyeshme.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë shenjë dialogu – përkundrazi, veprimet e qeverisë javët e fundit po kujtojnë kohët shtypëse. Një ligj i ri u nxor për të ndëshkuar njerëzit që nuk respektojnë masat parandaluese kundër Covid-19. Njerëzit mund të dënohen me burg për dy deri në dhjetë vjet. Dikush që infekton një tjetër që vdes, mund të shkojë në burg deri në 15 vjet.
Sipas: Gazeta RD.