
“Dera është e hapur për ne”/ Kryeministri Rama bashkëbisedim ‘Sy m’sy’ me ndjekësit në rrjetet sociale
8 Prill 2025
Rubrika traditë ‘Sy m’sy’ e Kryeministrit Rama me ndjekësit në rrjetet sociale. Kryeministri sqaron kuptimin e votës më 11 maj, që Shqipëria të jetë pjesë e BE.
“Pse në BE nuk shkohet ndryshe përveçse duke votuar për mua dhe PS sepse futja në BE është proces që sot është shumë konkret dhe për herë të parë, qysh se ne kemi dalë nga errësira e komunizmit, ka një përputhshmëri të plotë midis dëshirës tonë për të hyrë në BE dhe të tyres për të na marrë. Në procesin e integrimin që nga viti ’90 pas rënies së murit të Berlinit, të vendeve ish komuniste në BE ka pasur momente që dera është hapur dhe është mbyllur për arsye të politikës së brendshme të BE. Nga ana tjetër, jemi në një moment ku dera është hapur për ne dhe Malin e Zi. Çdo të thotë dera është e hapur për ne? Kemi në tryezë një kalendar pune, që ka një afat, fundin e vitit 2027 për të përmbyllur negociatat.”
BE nuk bën as lojëra dhe as komente në FB, nuk merr pjesë në votim e në Shqipëri nuk ka fanelë partiake por ka një mekanizëm të tërë për të monitoruar ecurinë e punëve në një vend që pretendon të bëhet pjesë e BE. Dhe nuk do të dijë fare as për përkatësira politike, është mekanizëm i ftohtë që shikon vetëm punën dhe rezultatet. Nëse thotë të kundërtën e këtyre që thua ti, do të thotë që në të vërtetë Shqipëria po bën hapa shumë të mëdhenj në transformimin e të gjithë organizmit të vetë shtetëror, dhe po bëhet shtet i gatshëm për t’u bërë shtet anëtar i BE. Ky është fakt që s’e luan as topi. Pse duhet vota me 11 Maj, sepse këto negociata janë një proces ku nuk ka asnjë ditë, jo më muaj apo vit për të humbur. Nëse humbasim edhe një ditë, gjërat shtyhet dhe porta mund të mbyllet”, tha ndër të tjera Rama.